Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar në Vaun e Dejës, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre dhe i ka kanosur ato, me mjet prerës (fresibël).
“Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në fshatin Nënshat, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe vajzës së tyre dhe i ka kanosur ato, me mjet prerës (fresibël), për motive të dobëta”, njofton policia.
Gjithashtu, Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. B., 69 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka prerë pa leje, disa pemë, në fshatin Pulaj Plazh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.