BallinaAktualitetXhelal Mziu përuron përfundimin e punimeve në tre investime të Bashkisë, në...

Xhelal Mziu përuron përfundimin e punimeve në tre investime të Bashkisë, në Kamëz dhe Paskuqan

spot_img
spot_img

Vazhdon me intensitet puna në territorin e Bashkisë Kamëz. Punimet në infrastrukturën rrugore po inspektohen sistematikisht nga kryetari i Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu. Në kuadrin e qindra projekteve infrastrukturore në rrugë të cilat janë në proces realizimi nga Bashkia Kamëz, kryebashkaiku Xhelal Mziu ka përuruar përfundimin e investimeve në tre prej rrugëve të rëndësishem në Kamëz dhe Paskuqan.
Kryebashkiaku Xhelal Mziu, ka përuruar përfundimin e punimeve në terren në rrugën e “Zanave”, në Njësinë Administrative Bathore. Eshtë kjo rrugë një nga investimet më të rëndësishme jo vetëm në Njësinë Administrative Bathore, por në të gjithë territorin e Bashkisë Kamëz. Duke ditur rëndësinë që zë ky investim në këtë rrugë, z.Mziu e ka parë me shumë interes financimin, pasi rruga e “Zanave”është aksi që lidh çdo lagje të Njësisë Administrative Bathore me të gjitha rrugët sekondare të lagjeve 1,2,3 dhe 4 Bathore si dhe me rrugën kryesore “Demokracia” nga rrethrrotullimi Bathore dhe në gjatësinë prej 7 km me Njësinë Administrative Zall-Herr. Rruga e “Zanave” ka një gjatësi prej 1486 metra linear, me gjerësi 16 metra dhe gjerësi asfalti 9 metra. Ajo ka trotuar në të dyja anët e saj me dimensione 2 X 2 metra, në pjesën e brendshme ka një gjerësi lulishteje përgjatë gjithë gjatësisë prej 1486 metra me gjerësi prej 3 metrash. Rruga Drini/Kryetari i Bashkisë Kamëz ka përuruar edhe përfundimin e punimeve e punimeve në rrugën “Drini” në Njësinë Administrative Bathore. Rruga “Drini” ka një gjatësi prej 1300 metra linearë, gjerësi 16 metra. Kjo rrugë ka në mesin e saj një ndarëse me gjelbërim dhe ndriçim me një gjerësi prej 3 metrash. Në të dyja krahët e rrugës “Drini” është realizuar asfaltimi në çdo krahë të saj me nga 4,5 metra gjerësi, që përbëjnë 9 metra bazë asfaltimi. Ky aks rrugor ka trotuare me përmasa 2 x 2 metra dhe kunetë në të dyja anët e me nga 2 x 0,5 metra.  Krahas këtyre elementëve rruga “Drini” do të realizohet mbjellja e pemë dekorative gjatë gjithë gjatësisë së saj.  Përfitues janë jo vetëm 5000 familjet që përshkojnë këtë aks por ai mbetet një nga nyjet kryesore që do të ketë ngarkesën më të madhe të lëvizjeve të qytetarëve dhe banorëve të Kamzës dhe jo vetëm. Një falënderim të veçantë bënë të gjithë banorët për këtë investim që kryebashkiaku Mziu ka realizuar në këtë zonë.  Rruga “Mustafa Lita”. Kryebashkiaku Mziu ka qënë i pranishëm edhe në përurimin e punimeve në një ndër investimet themelore për vitin 2019 i planifikuar nga Bashkia Kamëz, ai i rrugës “Mustafa Lita” në Babrru-Kodër e Kuqe, Njësia Administrative Paskuqan. Infrastruktura e kësaj rruge ka qënë në kushte mizerabël, duke mos mundësuar lëvizjen normale qoftë për mjetet ashtu edhe për qytetarët e kësaj zone. Kjo rruge ka një gjatësinë prej 2420 metrash linear dhe një gjerësi prej 8 metrash, duke përfshirë të gjithë parametrat e një rruge me standarde bashkëkohore. Asfaltimi i plotë i kësaj rruge ka bërë që të ndryshojë tërësisht pamja e infrastrukturës si dhe përmirësimi mjaft i ndjeshëm i mjedisit përreth. Impakti i investimit është mjaft i ndjeshëm, pasi lidh në mënyrë organike lagjet e Njësisë Administrative Paskuqan me lagjen Bulçesh dhe duke rivitalizuar gjithë zonën që përfshin ky investim. Nga ky investim madhor për vitin 2019 gjejnë vlerësimin e duhur më shume se 7500 familje që banojnë përgjatë gjithë segmentit, një shifër kjo që tregon vëmendjen që institucioni i Bashkisë i kryen shërbimet dhe investimet me një studim mjaft të qartë urban. Këto rrugë dhe të tjera në territorin e Bashkisë Kamëz janë mundësuar me 100% financim me buxhetin e Bashkisë Kamëz.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular