BallinaAktualitetDETAJE/ Armando Duka u kërcënua për shkak të detyrës, fillimisht me sms...

DETAJE/ Armando Duka u kërcënua për shkak të detyrës, fillimisht me sms më pas…

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja në Durrës, ku pesë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar, pasi kanë kërcënuar për shkak të detyrës Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Gazetari, Igli Çelmeta raporton  se një prej të arrestuarve  është presidentit i klubit “Iliria” Nazmi Selmani dhe dy futbollistë të po të njëjtit klub, Santiano Selmani edhe Brajan Selmani.

Mësohet se Duka fillimisht është kërcënuar me sms dhe më pas shtetasit e arrestuar i kanë shkuar te banesa.

Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij”, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular