BallinaKronikeEMRI/ I shpallur në kërkim për korrupsion nga SPAK, arrestohet 51-vjeçari në...

EMRI/ I shpallur në kërkim për korrupsion nga SPAK, arrestohet 51-vjeçari në Elbasan

spot_img
spot_img

Policia në Elbasan njofton se ka arrestuar një 51-vjeçar, që ishte shpallur në kërkim për veprën penale të korrupsionit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Deceit”, u kap dhe u ndalua shtetasi Gentian Bako, pasi në muajin prill 2024, ka bashkëpunuar me dy punonjës të IMT Elbasan, për marrje ryshfeti, në lidhje me një objekt të ndërtuar pa leje.

“Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit” u finalizua operacioni policor i koduar “Deceit “.

Ndalohet një 51-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Si rezultat i kërkimeve dhe administrimit të informacioneve të inteligjencës policore, të kryera në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, me objektiv ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me forcën e Posaçme Shqiponja të DVP Elbasan finalizoi operacionin policor të koduar “Deceit”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim G. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.08.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në muajin prill 2024, ka bashkëpunuar me dy punonjës të IMT Elbasan, për marrje rryshfeti, në lidhje me një objekt të ndërtuar pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular