E mitura rrëzohet në hapësirën mes shkallëve elektrike të qendrës tregtare “Toptani”, dërgohet në spital

0
113

Një vajzë e mitur, është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, të një qendre tregtare në rrugën “Murat Toptani”. Mësohet se 4-vjeçarja ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.