BallinaAktualitetSa e rëndë pesha e dhimbjes! Publicisti dibran mpreh penën për të...

Sa e rëndë pesha e dhimbjes! Publicisti dibran mpreh penën për të riun që humbi jetën Xhemali Hysa

spot_img
spot_img

Nga Shaqir Cerpja
Sa e rëndë pesha e dhimbjes! Tri javë më parë u nda nga jeta djali i ri gjashtëmbëdhjetë vjeçar, Xhemali Dilaver Hysa. Ditët vijnë e shkojnë, por dhimbja nuk shkon, siç shkojnë ditët. Dhimbja nuk kalon, por rrin me ne e midis nesh. Dhimbja dhëmb e do të dhëmbi gjithmonë.

Me lotë u la Dardha,

Se kështu urdhëroi zoti,

Dhimbjen s’mundi t’a thotë

fjala,

Atë ditë, dhimbjen e tha

loti.

Si plumb ra ai lajm i zi,

Derë më derë haberi shkon.

Se, Xhemali Hysa, djalë i ri,

Ka mbyll sytë përgjithmonë.

Në çdo derë u ul trishtimi,

Kudo dhimja nis e bërtet,

Në çdo zemër ra pikëllimi,

As dhe guri nuk bën gajret.

Mallku qoftë ai fat i zi!

Mallku qoftë ai fat i keq!

Mori vdekja këtë djalë të ri,

Xhemaliun,

gjashtëmbëdhjetë vjeç.

Shpejt u rrite e shpejt ike,

O, gojë ëmbël, bilbil mali,

O, i bukuri, si yll drite,

Ne për ty na dogji malli.

Përditë nëna mallkon Setën,

Zemra e saj, akull ka ngri,

Pa ty, nëna s’e don jetën,

Përditë lutet të vij tek ti.

Pa ty, hëna nuk shëndrit,

Pa ty, ditët ndërrohen kot,

Për ne dielli nuk bën dritë,

E gatuajmë bukën me lotë.

Sa shumë ëndërra pate në

jetë,

Sa shumë shpresa pati

votra,

Nga xheneti, ti jep gajret,

Për nënë e babë, vëllezër

e motra.

Sa shumë njerëz Lashkiza

priti,

Nga gjithë anët për ty

erdhën,

Të gjithëve u qante zemra

e shpirti,

Sa shumë lotë për ty u

derdhën!

Koha ecën, vjen e shkon,

Mbi lotë, lule rrit Lashkiza,

Në zemrat tona gjithmonë

rron,

Rron e s’ vdes Xhemali Hysa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular