La takim me bashkëshorten, por në vend të saj shkuan disa persona që dhunuan! E shoqja prangoset! Ja çfarë dyshohet

0
176

Një 33-vjeçare është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortit të saj. Raportohet se e reja dy ditë më parë, më 31 Gusht, kishte lënë takim me të shoqin në afërsi të Urës së Institutit. Por, në vend të saj, janë në vendtakimin e caktuar, kanë shkuar dy persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit

Ky i fundit si pasojë e dëmtimeve të marra ndodhet në spital, në spital në kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen E. S., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj, 35 vjeç, banues në Institut.

Më datë 31.08.2024, 33-vjeçarja ka lënë një takim me bashkëshortin e saj në afërsi të Urës së Institutit, dhe në vendtakimin e caktuar, kanë shkuar dy persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ndodhet në spital, në spital në kujdesin e mjekëve”, njoftimi i policisë.