Atentati në Don Bosko/Ja kush janë dy personat që mbetën të plagosur

0
149

Kastriot Elezi 45 vjeç dhe  Ronaldo Metushi 22 vjeç, janë dy personat që sot në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri.

Ata ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Mësohet se njëri nga të plagosurit është me precedent. Burime bëjnë me dije se njëri është qëlluar në shpatull, kurse tjetri në këmbë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar