Bonus për çdo klient që merr pensionin e tij dhe hap depozitë në Fibank
Fibank shpërblen me Bonus çdo klient që zgjedh të hapë llogarinë e pensionit apo një depozitë të re në rrjetin e degëve të saj. Procesi i aplikimit është tepër i thjeshtë dhe një bonus prej 2.000 lekësh është një dhuratë mirëseardhje për pensionistët së bashku me plot lehtësira të dedikuara për ta.
“Pensionistët janë klientët tanë të preferuar! – thotë Elma Lloja, Drejtore Ekzekutive & Drejtore e Segmentit Retail në Fibank. – Cdo klient që merr pensionin në Fibank, përfiton menjëherë 2.000 lekë në llogari. Nëse një klient pensionist referon një mik tjetër që të tërheqë pensionin në Fibank, ai dhe miku i tij, klienti yne i ri, përfitojne nga 2.000 leke secili!”
Për këtë grup klientësh të preferuar, Fibank ofron edhe 0.2% Normë Interesi PLUS në çdo depozitë të re me afat 1 dhe 2 vjeçar. Kjo është një mundësi e shkëlqyer e cila i hap rrugën këtij grupi klientësh për të përfituar nga një sërë produktesh si investime në letra me vlerë, obligacione të qeverisë shqiptare apo llogari depozite me intersa preferenciale posaçerisht për ta.
Llogaria e pensionit vjen si një paketë përfitimesh duke ndihmuar këtë pjesë të komunitetit tonë në mënyrë të veçantë. Secili pensionist përfiton shërbime bankare që i lehtësojnë jetën e përditshme. Llogaria e pensionit në Fibank është pa tarifa të mirëmbajtjes mujore, pensionisti pajiset me një Kartë Debiti e cila mundëson tërheqjen në çdo kohë në rrjetin e ATM-ve.
Pagesat e shërbimeve si energjia elektrike, uji, faturat e telefonit, etj mund të paguhen lehtësisht çdo muaj në ditën e kërkuar nga pensionisti, në mënyrë automatike, pa qenë e nevojshme të paraqiteni në bankë. Për më tepër, Fibank ofron norma preferenciale interesi për të gjitha kursimet e grumbulluara në kohë nga klientët e saj pensionistë.
Për më tepër, pensionistët mund të urdhërojnë kryerjen e një transferte periodike të pensionit mujor në një depozitë apo llogari kursimesh që shtohet çdo ditë. Fibank ofron norma shumë konkuruese interesash që arrijnë deri në 4.5% në EUR e USD dhe 6.5% ne Lekë.
Fibank është vendimi i duhur për pensionistët që po mendojnë ku të hapin një llogari bankare për pensionet e tyre mujore apo edhe të bëjnë plane për kursimet e tyre.