“Motoja e deputetëve”: Grabit, rrotullohu, tradhto dhe riciklohu!

0
149

Nga Bujar Vreto

Përshëndetje demokrat/e, intelektualë, militantë, zyrtar të ndershëm dhe bashkëqytetarë. 

Demokracia do triumfojë edhe pse sahanlëpirësit që dje lëpinin Bashën e sot thithin Berishën po bëjnë gjithcka për ta penguar. Përfituesit, ofiqarët, shaktërruesit e vlerave dhe parimeve kanë flirtuar dhe po vazhdojnë të aktrojnë duke përfituar financa me oligarkët dhe kapital politik me qeverinë e korruptuar të Ramës.

Këta tutorë të demokracisë po shkatërrojnë ekonomikisht, psikoligjikisht dhe moralisht popullin e shumë vuajtur Shqipëtar, madje po i detyrojnë të ikin nga sytë këmbët çdo ditë e më shumë prej vendit të tyre me çantat në kraha rrugëve të Europës pa menduar asnjë moment kthimin.

Nuk dua të ironizoj, të qesh apo të dramatizoj daljet në çdo darkë të Sali Berishës në atë dritare duke bërë thirrje për revolucion në njërën anë dhe duke përgëzuar marrëveshjen për komisionin Xhafa në anën tjetër për të monitoruar SPAK, as të anatemoj përgatitjen që po ju bën militantëve se mafia ndërkombëtare po blen zgjedhjet.

E vërteta tani dihet me listat e mbyllura Berisha siguron monopolin e opozitës me deputetë pa dinjitet dhe Rama të qeverisjese me një mandat tjetër katër vjeçar.

Unë jam i keqardhur se si po rrokulliset demokracia nga po të njëjtët aktorë që kishin çelsat e pushtetit 1991-1992, 1992-1997, 1997-2005, 2005-2013 dhe 2013-2024 dhe këta të fundit pretendojnë edhe për një mandat tjetër pse jo dhe më shumë. Ku është morali zhozefinave, i ylberistëvë, i disa deputetëve injorantë, servilë dhe pa dinjitet që betoheshin e stërbetoheshin se do jenë në krahë të qytetarëve por në fakt janë më krahë të xhepit të tyre.

Ku është morali i fytyrave engjëllore me shejtanin në në bark e mendje që rrethonin Bashën (zëdhënëse, shef kabineti, nënkryetarë e sekretarë, sekretari përgjithshëm një … që mori fatet tona në dorë, që poshtëroj punën tonë, deputetë e turli palacoje që morën ofiqe nga bodrumet e Tiranës) këta të pa turp e udhëzonin Bashën, e mashtronin, shpifnin e sajonin për njerzit e punës, madje dhe viktimizoheshin se kryetarët e degëve nuk na presin por për këto do flasim gjër e gjatë. Si turfullon establishmenti i vjetër, largon nga vetja fajet dhe gjenë fajtorët, largon nga vetja humbjet dhe gjejnë shkaktarë që as kanë pas mundësi të jenë të tillë.

Si bashkohen, me sa pathos flasin për PD-në, ndërkohë e kanë traumatizuar, e kanë shkatërruar vetëm për interesat e veta këtë forcë politike.

Unë nuk kuptoj si kan guxim e shikojnë në sy demokratët e ndershëm dhe nuk kthejnë kokën pas për pafytyrësitë e tyre, nuk shikojnë të tashmen që çfar s’kanë punuar dhe vazhdojnë të mendojnë se janë ata shpëtimtarët. Sa të paturpshëm me retorikën nihiliste që duan të mohojnë gjithçka të punës tonë në këto 11 vite dhe të ngrenë në piedestal domozdoshmërinë e tyre, se pa ta s’bëhet asgjë.

Po të njëjtët aktorë dolën e shanë me libër shtëpie rithemelimit, Sali Berishën dhe tani viktimizohen, kush të dalë më i persekutuar nga Basha dhe vrap e shtrihu poshtë ballkonit. Çfar ka ndryshuar për ta, apo po përdorin viktimizimin për kamuflazh që të riciklohen, të rrethrrotullohen tek rrugica dhe si përfundim asgjë për antarësinë, militantët, intelektualët e shumë qytetarë që votuan djathtas.  

Të gjithë bashkë të ndalojmë të keqen me idenë e qartë se nuk pritet pema por pastrohen boçet dhe vemjet që janë ngulitur në trung. Askush nga ju shërbëtorët e Edver, Sali, Metës nuk do mundeni të zeroni kontributin e demokratëve në këto 11 vite opozitë dhe 34 vite punë se do përballen me zemërimin e gjithësecilit prej nesh.

Edhe tani që po shkruaj po dëgjoj një langaraq që thotë se Basha ka 11 vjet dhe nuk na solli në pushtet por nuk thotë se ai dhe 47 si ai që janë sot në parlament kanë qënë lëpirësit dhe shpifësit më të mëdhenj tek zyra e bashës dhe analogia zyra e berishës. Ptuu farë e keqe…  

Do e marrim fatin në duart tona dhe boll me besim të verbër për dogmatikët e degëzimeve të Ramiz Alisë.  

Së bashku të shpëtojmë Shqipërinë!