E rëndë/ Makina me targa shqiptare përplaset në një pikë karburanti në Kroaci, një i vdekur dhe tre të plagosur rëndë

0
98

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kroaci, ku një makinë me targa shqiptare ëhstë përplasur me një pikë karburanti.

Mediat kroate raportojnë se në orën 17:45 në autostradën A1 pranë Mosor-it një “BMW” me targa shqiptare ëhstë përplasur me një gjenerator në një pikë karburanti, dhe për pasojë një p[erson ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Ministri i Punëve të Brendshme Davor Bozhinoviç konfirmoi të martën se një person mbeti i vdekur dhe disa të tjerë u plagosën nga zjarri në një pikë karburanti në autostradën A1, në stacionin e pushimit Mosor Jug afër Omishit, duke shtuar se zjarri është nën kontroll nga zjarrfikësit.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende, ndësra tre të plagosurit kanë pësuar djegie të shumta në trup për shkak të shpërthimit të makinës.

Siç dallohet nga pamjet e vendngjarjes, zjarri ka shkaktuar djegien e pikës së karburantit dhe disa makinave të tjera që ndodheshin aty pranë.