BallinaAktualitetVëllai i vrau të atin, përlot vajza e 62-vjeçarit: O bush, po...

Vëllai i vrau të atin, përlot vajza e 62-vjeçarit: O bush, po unë s’kam kaluar akoma humbjen e mamit! Më zgjo nga kjo ëndërr e zezë

spot_img
spot_img

Enver Balla, 62 vjeç u vra me armë zjarri nga i biri i tij 30-vjeçar, Esmerald Balla. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur më 13 gusht në fshatin Shënavlash të Durrësit, por u zbulua ditën e sotme, 4 shtator.

Esmerald Balla u arrestua dhe para hetuesve ka pranuar krimin e rëndë.

Enver Balla kishte katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, ndërsa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë para 3 vitesh. Vajza e të ndjerit, njëkohësisht motra e autorit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë përmes një postimi në Facebook.

“Më zgjo nga kjo ëndërr e zezë o Zot, unë akoma s’e kam kaluar humbjen e mamit dhe tani ike edhe ti o bush. O babi të lutem, o bab më zgjo nga ky makth”, shkruan vajza në rrjetet sociale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular