BallinaAktualitetAmbasada e SHBA mesazh për Shenjtërimin e Nënë Terezës: Ia kushtoi jetën...

Ambasada e SHBA mesazh për Shenjtërimin e Nënë Terezës: Ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjes së të varfërve

spot_img
spot_img

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përkujtuar Nënë Terezën në ditën e Shenjtërimit të saj. Në një postim në X, ambasada Amerikane shkruan se Nënë Tereza ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve përmes bamirësisë.

“Sot, bota feston Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, duke nderuar Nënë Terezën, shenjtoren me origjinë shqiptare, e cila ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve përmes bamirësisë, vullnetarizmit dhe kujdesit.

Në të njëjtën ditë, Shqipëria kremton edhe Ditën Kombëtare të Nënë Terezës. Kjo ditë shërben si një kujtesë e fuqishme e rëndësisë së veprimeve të vogla dhe aftësisë së tyre për të frymëzuar ndryshimin, duke i bërë jehonë fjalëve të Nënë Terezës: “Unë vetëm nuk mund ta ndryshoj botën, por mund të hedh një gur përtej ujërave për të krijuar shumë valëzime”,”– shkruan në postimin e e saj Ambasada e SHBA-së. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular