Parashikimi i motit për sot/Shi me shtrëngata dhe breshër

0
192

Sot Ditën e Premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti do të jetë me alternime vranësirash si dhe kthjellime pas orëve të mesditës.

Parashikohen reshje të herëpashershme shiu prej orëve të mesnatës përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Hera-herës shtrëngata me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në orët e pasdites reshjet humbasin intensitet dhe lokalizohen kryesisht në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila në momentin e zhvillimit të vranësirave dhe përgjatë bregdetit fiton shpejtësi 6-10m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-3 ballë.