BallinaPolitikePërgatitja për zgjedhjet e ardhshme, si u spostuan mbështetësit e Berishës

Përgatitja për zgjedhjet e ardhshme, si u spostuan mbështetësit e Berishës

spot_img
spot_img

Me caktimin e drejtuesve politikë të qarqeve në Partinë Demokratike (PD), kanë nisur të shfaqen pakënaqësitë e para. Ish-drejtuesit e qarqeve, të cilët gjatë tre viteve të fundit kanë mbështetur Sali Berishën dhe tani janë lënë jashtë drejtimit, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, megjithëse jo publikisht.

Jashtë drejtimit të qarqeve kanë mbetur:

– Jozefina Topalli, e cila në zgjedhjet e fundit lokale ishte drejtuese e Lezhës.
– Edmond Spaho, që në vitin 2021 drejtoi qarkun e Korçës.
– Luan Baçi, tashmë ish-drejtues i qarkut Fier.

Edhe mbështetës të tjerë të kryetarit të PD-së gjatë tre viteve, periudhë në të cilën Sali Berisha zhvilloi betejën brenda partisë, janë ndjerë të zhgënjyer. Zemerimi i Edit Harxhit dhe ndonjë tjetri që priste një promovim më të madh nuk është sekret.

Edhe pse Sali Berisha mbrëmë ka premtuar se për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë do të zhvillohen primare, pakkush ka besim se këto procese do të jenë në standardet e pretenduara. Kjo dukuri është tashmë normale në partitë politike në Shqipëri, ku gara shpesh nis dhe përfundon sipas dëshirës dhe vullnetit të kryetarit.

Mesa duket, “shpërblimi” për besnikërinë dhe devotshmërinë e treguar në mbështetjen e Berishës nuk ka qenë i duhuri për disa prej eksponentëve të PD-së. Ka shumë pak gjasa që të pakënaqurit të flasin publikisht për këtë spostim, një praktikë e njohur në PD-në e drejtuar nga Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular