Sot janë bërë 8 vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës. Shën Nënë Tereza u shpall “E Shenjtë” më 5 shtator të vitit 2016.
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në Facebook, është shprehur se kjo ditë për ne si shqiptarë, (Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës), është shembulli i jashtëzakonshëm i dhembshurisë dhe kujdesit ndaj të pamundurve, simbol i paqes dhe dashurisë.
Postimi i plotë:
Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, shembulli i jashtëzakonshëm i dhembshurisë dhe kujdesit ndaj të pamundurve, simbolit të paqes dhe dashurisë, është një ditë krenarie kombëtare dhe reflektimi.
Për ne si shqiptarë, vepra e Shën Terezës është një testament i të mirës që mund të përçojmë duke ndjekur hapat e veprimtares hyjnore, një frymëzim i përditshëm për t’iu përkushtuar shërbimit ndaj të përbuzurve, të varfërve e të sëmurëve.
Solidariteti i saj vetëmohues, është nxitje për të bërë më shumë, me më shumë dashuri e përulësi, për të gjithë bashkëqytetarët tanë që jetojnë mes vështirësive dhe pamundësive. Guximi i saj i pashoq, mbrojti gjithmonë e kudo të harruarit dhe nëpërkëmburit, është inkurajues për t’u ngritur në mbrojtje të dinjitetit të kujtdo që shtypet e përbuzet nga pesha e rëndë e padrejtësive. Të vetëdijshëm se, nën shembullin e saj, e keqja nuk është e pamposhtme dhe e mira asnjëherë e paarritshme.