BallinaAktualitetTarifë për turistët në “Fontana di Trevi”? – Po konsiderohet hyrja me...

Tarifë për turistët në “Fontana di Trevi”? – Po konsiderohet hyrja me pagesë në shatërvanin e famshëm

spot_img
spot_img

Bashkia e Romës po mendon seriozisht të vendosë hyrjen me pagesë në shatërvanin mbresëlënës të Trevit për të luftuar turizmin masiv.

I quajtur ndryshe “Qyteti i Përjetshëm”, Roma është një nga destinacionet më të pëlqyera në botë, pasi çdo vit e vizitojnë më shumë se 15 milionë turistë. Kryeqyteti i Italisë është i vetmi qytet në botë që përfshin një shtet të tërë brenda vetes, Vatikanin.

Vendet për t’u vizituar janë të panumërta, por një prej tyre qëndron mbi të gjitha, “Fontana di Trevi”. Shatërvani i shekullit të 18-të tërheq çdo vit miliona turistë, të cilët duan të admirojnë monumentin, të hedhin një monedhë dhe të bëjnë disa foto për t’i publikuar në rrjetet e tyre sociale.

Megjithatë, turizmi i tepërt ka filluar të shqetësojë autoritetet e qytetit, të cilët kërkojnë një mënyrë për ta përballuar situatën. Bashkia e Romës po shqyrton mundësinë e vendosjes së pagesës në hyrje të shatërvanit, por edhe për të kufizuar kohën e qëndrimit të vizitorëve në të.

Sipas traditës, turistët qëndrojnë me shpinë nga monumenti dhe hedhin një monedhë në ujë me dorën e djathtë. Rituali u bë i famshëm nga filmi i vitit 1954, “We Believe in Love” dhe supozohet të garantojë kthimin e vizitorit në Qytetin e Përjetshëm.

Vlerësohet se çdo vit rreth 1.5 milionë euro përfundojnë në fund të shatërvanit të Trevit. Që nga viti 2001, paratë i janë dhënë organizatës bamirëse katolike Caritas në Romë.

Grupi i përdor paratë për të ndihmuar të varfrit dhe nevojtarët e qytetit. Ai financon strehimore për të pastrehët, supermarkete falas dhe projekte të tjera. Një prej tyre është një kompleks në periferi të Romës që përfshin një shtëpi pleqsh, mensë dhe dentist për banorët e varfër të qytetit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular