BallinaBota"Republikani i përjetshëm" Dick Cheney: Do të votoj Kamala Harris!

“Republikani i përjetshëm” Dick Cheney: Do të votoj Kamala Harris!

spot_img

Dick Cheney, ish-zëvendëspresidenti amerikan i konsideruar si ‘republikani i përjetshëm’ ka konfirmuar publikisht se do të votojë për demokraten Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Një nga figurat më me ndikim gjatë presidencës së George W Bush publikoi ​​një deklaratë duke thënë se “nuk ka pasur kurrë një individ që është një kërcënim më i madh për republikën sesa Donald Trump”. Vajza e tij, ish-deputetja republikane Liz Cheney ka thënë përpara një auditori në Teksas pak kohë më parë se babai i saj kishte në plan të mbështeste kandidaten demokrate.

“Ai u përpoq të vidhte zgjedhjet e fundit duke përdorur gënjeshtra dhe dhunë për të mbajtur veten në pushtet pasi votuesit e kishin refuzuar. Atij nuk mund t’i besohet kurrë më pushteti. Si qytetarë, secili prej nesh kemi për detyrë të vendosim vendin mbi partishmërinë për të mbrojtur kushtetutën tonë. Kjo është arsyeja pse unë do të jap votën time për zëvendëspresidenten Kamala Harris.”

Deklaratat e Cheney u mirëpritën nga kampi i Harris. Ndërsa Trump e quajti ish-zëvendëspresidentin një “njeri të parëndësishëm” dhe “republikan vetëm me emër”. Trump e akuzoi Cheney si “Mbreti i Luftërave të Pafundme dhe të Pakuptimta” duke aluduar për rolin e tij në Luftën e Irakut. Tv Klan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular