Një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi pësoi arrest kardiak pasi u fut për t’u larë në det.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, në lagjen nr. 13 Durrës. 67-vjeçaja, banuese në Tiranë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14;50, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasja A. Gj., 67 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 67 vjeçares.