Policia ka vënë në pranga Klajdi Hakën, nën akuzën se fshihte në banesën e tij të shumëkërkuarin Marklen Haka.
Marklen Haka u arrestua ditën e djeshme nga forcat e rendit. Ai njihet si pjesëmarrës në organizimin e një atentati ndaj vëllezërve Valter dhe Durim Bami.
Nga bisedat e zbardhura në aplikacionin Sky ECC zbulohet se pavarësisht miqësive që kishte me Valter dhe Durim Bamin, Marklen Haka furnizonte me informacione kundërshtarët e vëllezërve Bami, që kishin ti eleminonin këta të fundit.
“Në vijim të operacionit policor të koduar “Liqeni i Bacungut”, të dhënë ditën e djeshme, u arrestua shtetasi Klajdi Haka, 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë”- njoftoi policia.