BallinaSportAsllani pas triumfit kuqezi: Vuajtëm shumë, kjo Shqipëri do vazhdojë këtë rrugë

Asllani pas triumfit kuqezi: Vuajtëm shumë, kjo Shqipëri do vazhdojë këtë rrugë

spot_img
spot_img

Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani u shpreh i lumtur për triumfin ndaj Ukrainës në Nations League.
“Fitore e madhe dhe shumë e rëndësishme. Ishte shumë e vështirë kjo fitore ndaj Ukrainës. Mendoj se e kanë mbajtur më shumë ata topin dhe ne jemi mbrojtur. Por, kishim shumë pa një fitore dhe shikojmë përpara sepse kemi një ndeshje të vështirë.

Kjo fitore na ndihmon shumë sepse ishte ndeshja e parë. Kur e fillon mirë je një hap para. Provuam të luanim futbollin tonë, por mendoj se mund të kishim luajtur më mirë. Por morëm 3 pikët dhe kjo ka rëndësi. Kishim që ndeshjen me Çekinë që nuk fitonim dhe jemi të lumtur, vazhdojmë.

Faulla që nuk ju la Manaj ta godisnit? Jam shumë shok me Rey, u mërzita në fushë. Goditjet e dënimit i godas që i vogël, por dhe Rey ka gjuajtje të mirë. U mërzita pak në fushë, por absolutisht jam shumë shok me Rey, s’ka problem, tjetrën do e gjuaj unë”, tha Asllani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular