Dy vëllezërit u qëlluan me breshëri plumbash, si ndodhi krimi i dyfishtë në Roskovec! Pas sherrit mes fëmijëve, autori mori armën dhe…

0
187

Detaje të reja dalin nga krimi i dyfishtë në fshatin Kurjan ku dy vëllezër u qëlluan për vdekje me breshëri plumbash pas një sherri mes fëmijëve të viktimave dhe autorit të dyshuar, Altin Kuka.

Viktimat Gramos e Lavdosh Kurti u dërguan në spital, por nuk arritën që t’i mbijetojnë plagëve të marra.

Sipas burimeve, shkak për vrasjen e dyfishtë dyshohet se ka qenë një sherr i nisur mes fëmijëve, që ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit nga 49-vjeçari Altin Kuka.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa autori është vetëdorëzuar dhe është shoqëruar në Komisariat.

Ndërsa uniformat blu kanë sekuestruar edhe armën me të cilën u qëlluan për vdekje dy vëllezërit.