Renditja dhe kalendari i ndeshjeve/ Ja kur rikthehen kuqezinjtë e Silvinjos në fushë

0
202

Shqipëria e nisi aventurën në Ligën e Kombeve, në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa triumfoi 1-2 ndaj Ukrainës në Pragë. Ndërkohë që mbrëmjen e sotme kuqezinjtë bënë një hap pas duke u mposhtur 0-1 ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania”.

Në muajin tetor, ekipi Kombëtar do të luajë dy ndeshje në transfertë. Më datë 11 tetor kuqezinjtë do të përballen me Çekinë në orën 20:45, ndërsa tre ditë më pas, më datë 14 tetor Shqipëria do të luaj sërish në transfertë ndaj Gjeorgjisë në orën 18:00. 

Dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në UEFA Nations League Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi. Takimi i parë në muajin nëntor do të jetë ndaj Çekisë më datë 16 në orën 20:45, ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 19 nëntor ndaj Ukrainës po në orën 20:45. 

Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në UEFA Nations League: 

07.09.2024 Ukrainë – Shqipëri      1-2 

10.09.2024 Shqipëri – Gjeorgji     0-1

11.10.2024 Çeki – Shqipëri              20:45 

14.10.2024 Gjeorgji – Shqipëri       18:00 

16.11.2024 Shqipëri – Çeki               20:45 

19.11.2024 Shqipëri – Ukrainë        20:45 

shqipppp