Rama: Muralja e bukur në Tiranë, ku po përjetësohet këngëtarja e madhe shqiptare Vaçe Zela

0
78

Një murale e veçantë po krijohet në godinën e Radio Televizionit Shqiptar në kujtim të këngëtares së muzikës shqiptare, Vaçe Zela, e cila ndërroi jetë më 6 shkurt 2014.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për krijimin e murales nga artisti Maximiliano Debasko.

“Muralja e bukur në Tiranë, ku po përjetësohet këngëtarja e madhe shqiptare Vaçe Zela”, shkruan Rama.

Artisti me famë ndërkombëtare, Maximiliano Debasko ka realizuar në Tiranë edhe muralen e shkrimtarit Ismail Kadare, ndërsa një vit më parë pikturoi portretin e yllit të futbollit ndërkombëtar, Lionel Messi.