AGJENDA/Mblidhet grupi i PS në Elbasan, Rama shkon për drekë me deputetët

0
156

Kjo e premte do e gjejë grupin e socialistëve të mbledhur në Elbasan, aty ku Edo Rama do të drekojë me deputetët e PS. Takimi do të nisë rreth orës 10:00 do të ndahet në tre sesione. Fjalën hapëse e ka Niko Peleshi, ndërsa në pjesën e parë deputetet do të njihen me punën e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit.

Pjesa e dytë do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik qe duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit, ndërsa pjesa e tretë do t’i dedikohet mesazhit të kryeministrit Rama.