Historia e pabesueshme: Shqiptari po mbytej në La Mansh me gomone drejt Anglisë, i vëllai telefonon në SHBA për ndihmë

0
193

Një histori e jashtëzakonshme, që fatmirësisht pati fund të lumtur. Një telefonatë në Dover, Delauer, habiti jo pak punonjësen e ndihmës së shpejtë.

Telefonuesi ishte nga Shqipëria dhe mendonte se po telefononte Doverin tjetër, atë të Anglisë, për të kërkuar ndihmë.

Pjesë nga telefonata e regjistruar

Punonjësja: Po mbytet ndonjë varkë?

Telefonuesi shqiptar: Po.

Punonjësja: A e dini ku ndodhen?

Telefonuesi shqiptar: Vijnë nga Kale (Calais). Po shkojnë për në Angli.

Telefonata e 27 gushtit u lokalizua që vinte nga Shqipëria, pranë Elbasanit dhe telefonuesi merrte për të kërkuar ndihmë për vëllain e tij, i cili, sikurse qindra shqiptarë, po kalonte Kanalin e La Manshit, por varka e të cilit po mbytej.

Problemi ishte se kishte telefonuar Doverin e gabuar, atë përtej Atlantikut, në shtetin amerikan Delauer.

Punonjësja: Ku zotëri? Janë në gjirin e Delauerit, apo jashtë?

Telefonuesi shqiptar: Nuk e di me saktësi. Janë në ujë, në mes të ujit atje në Francë, Angli, në mes.

Fatmirësisht për shqiptarin që telefononte dhe vëllain e tij që po mbytej në det, Mackenzie Atkinson reagoi shpejt.

Punonjësja: A janë këto koordinatat?

Telefonuesi shqiptar: Po, koordinatat. Koordinatat që më dërguan dhe po ju a jap juve.

Punonjësja: Në rregull, më jepni të parën.

“E mbajta në linjë dhe i thash që kolegu im po dërgonte ndihmën e parë. Më pas i dhashë Konorit koordinatat dhe i vendosëm në hartë për të kuptuar ku ishte anija”, tregon Atkinson.

Brenda 4 minutash, agjencitë ndërkombëtare u njoftuan. Më në fund, shqiptari arriti të kontaktonte me Rojën Bregdetare Franceze dhe vëllai i tij, bashkë më të tjerët në varkë, u shpëtuan.