Publicisti dhe shkrimtari Shefqet Meko i cili vitet e fundit ka spikatur me krijimtarinë e tij prodhuese dhe cilësore për lexuesin, vazhdon të ketë sukses me prezantimeve e botimeve te tij. Veçanerisht librat e botuar në gjuhën angleze kanë njohur një sukses të jashtëzakonshëm. Një ndihmë të madhe ka dhënë dhe pjesëmarrja në panire siç ishte ai i Pekinit në Kinë në qershor e tashmë që do të jetë dhe në Manila, Filipine.
Autori Shefqet Meko në rrjetin social FB njofton se: – “Në Manila, Filipine, ka ngritur siparin e vet Panairi Ndërkombëtar i Librit që pritet të vizitohet nga 160,000 dashamirës të librit. Dy librat e mi në Anglisht “The American visa” & “Saga across the Atlantic” janë duke “nusëruar” në këtë cep aziatik, pas “Festes të Librit në Pekin”. Kompania Amerikane (The Reading Glass Book)-Lexim i xhamtë i librit bëri të mundur këtë prezencë. Ndihem mirë të jem diku, ku nuk kam qenë kurrë dhe besoj se është nder për mua dhe Shqipërinë që me rriti dhe me dha shansin te ik. Prap unë jam, Shefqet Meko nga Pretusha e Pogradecit. Faleminderit”.
DY LBRAT ISHIN DHE PJESË E PANAIRI I 30-të BOTËROR I LIBRIT NE PEKIN/Ndërkohë kujtojmë që në datat 19-23 QERSHOR 2024 “Viza Amerikane” dhe “Saga përtej Atlantikut” janë ekspozuar në një panair të madh në kryeqytetin kinez, i dyti në botë pas atij të Frankurtit që zhvillohet në Gjermani. Dy librat në fjalë “nusëruan” në anglisht midis 220 mijë titujve nga gjithë bota, në pritje të ndonjë interesi kinez apo kushdo. Duhet pranuar librat tashmë janë bërë “komoditete” tregu, ndaj dalja në treg është test dhe sfidë. Në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Pekin (Beijing International Book Fair –BIBF) marrin pjesë 1600 ekspozues nga 71 vende të botës. Autori shqiptaro-amerikan, midis tyre.
“Saga përtej Atlantikut” një kronikë e udhëtimit transformues të Xhelo Lakrorit nga Socializmi Shqiptar në Lirinë Amerikane, ofron një zbulim të thellë të kuptimit të jetës, evolucionit politik dhe mundësive të pakufi në vetkontrollin e njeriut të lirë