Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e Lul Rakajt, personi i cili plagosi me armë zjarri dy persona në Malësi të Madhe.
Policia thotë se ka vënë në pranga autorin e ngjarjes që ndodhi paraditen e kësaj të diele (15 shtator) në fshatin Vrakë.
Si ndodhi ngjarja sot?
Ka qenë ora 09:45 (15 shtator) kur në hyrje të një lokali në fshatin Vrakë ka ndodhur një konflikt mes tre personave. Sherri i cili nisi fillimisht verbalisht ka përfunduar në përdorimin e armëve.
Sipas policisë, ka qenë Lul Rakaj, i cili ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të dy personave, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj.
Të plagosurit u transportuan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ku Avenir Hasanaj ndodhet ne gjendje me te rende shendetesore, pasi ka marre nje plumb ne gjoks.
Po kush është Lul Rakaj?
Lul Rakaj mësohet se ka një të shkuar të errët, pasi rreth 13 vite më parë ka vrarë me armë zjarri shtetasin Kolë Mushku në Hot të Malësisë së Madhe.
Krimi në atë kohë ka ndodhur si hakmarrje, pasi Kolë Mushku i kishte vrarë Lul Rakajt babain.