Shprehu hapur mbështetjen ndaj Kamala Harrisit, Trumpit nuk i del inati me këngëtaren Taylor Swift: E urrej!

0
99

Donald Trump ka lëshuar një tjetër kritikë ndaj superyllit Taylor Swift pasi ajo shprehu hapur mbështetjen ndaj Kamala Harris për presidente të SHBA-ve.

“E URREJ TAYLOR SWIFT!”, shkruan Trump në një status në ‘Truth Social’ në stilin e tij me shkronja të mëdha, pa kontekst apo shtjellim.

Duke iu përgjigjur Trump në një postim në X (ish-Tëitter), Liz Cheney, ish-përfaqësuesja republikane e Kongresit që po mbështet Harris, citoi komentin e tij dhe shkroi, “Thotë njeriu më i vogël që ka jetuar ndonjëherë”, duke iu referuar një kënge nga albumi më i fundit i Swift.

Ana Navarro, strategja dhe komentatorja e GOP, e cila është një kritike e zëshme e Trump, postoi në X , “Donald Trump e ka humbur atë pak mendje që i kishte mbetur. Taylor Swift e theu atë.”