Kur ke kauzë fitohet ndaj çdo arrogance qeverie, shembulli se si krutanët nën drejtimin e Sabah Shetës ia dolën

0
350

“E drejta vonon, por triumfon”. Ky është pak a shumë thelbi i asaj që kreu i demokratëve euroatlantikë Sabah Sheta bëri publike në një falënderim për protestuesit përmes një statusi në rrjetin social FB pas arritjes së një marrëveshjes me ministrinë e Transporteve për hapjen e rrugës dhe dhënies akses hyrje dhe dalje të banorëve të Krujës në autostradën Thumanë-Kashar.
E vërteta duhet thënë që mijëra bizneset dhe 85 mijë banorët e Bashkisë Krujë u izoluan nga mbyllja e rrugës dhe si reagim i parë ishte protesta, dalja në rrugë për të kërkuar një të drejtë legjitime.
Sabah Sheta, kreu i Demokratëve Euroatlantikë dega Krujë si qytetar së pari, por dhe si politikan opozitar iu erdhi menjëherë në mbështetje banorëve duke qenë krah tyre që ditën e parë, duke qenë me ta në çdo protestë.
Zoti Sheta nuk u tërhoq asnjëherë, u përballë me pushtetin në nivel lokal dhe qendrorë, nuk pranoi asnjë lloj shantazhi, por përkundrazi ishte me banorët dhe i siguronte ata që do të ishte deri në momentin që kërkesa e tyre të realizohej.
Para çdo proteste apeli i Sabah Shetës ishte t’i bashkoheshin tubimit, e pas protestës nuk mungonte falënderimi për secilin pjesëmarrës. E ndërsa rezistenca sa vinte e rritej nga banorët herë – herë z,.Sheta iu desh tu bënte thirrje dhe përfaqësuesve të mazhorancës në Parlament apo pushtet vendor që t’i bashkoheshin kësaj kauze duke vënë Krujën të parën. Apeli për të iu bashkuar protestës nga z.Sheta nuk mungoi as ndaj opozitareve të cilët një pjesë iu bashkuan së fundmi e për çudi në vend që të ishin solid në kërkesën për aksesin në rrugën kërkonin të merrnin protagonizmin duke bërë politikë.
Zoti Sheta ka qenë i bindur në atë çfarë ai mbështeste, e dinte mjaft mirë se vet do ta çonte deri në fund qëndresën sikurse kishte bindjen që dhe bashkëqytetarët e tij do të kërkonin më këmbëngulje dhe pa u dorëzuar aksesin në rrugën Thumanë Kashar, pa qenë e nevojshme të paguanin për të shkuar në shtëpitë e tyre dhe për çudi për të shkuar deri në Kashar me pas për tu kthyer për në Krujës.
Kur ke kauzë fitohet ndaj çdo arrogance qeverie, shembulli si krutanët nën drejtimin e Sabah Shetës ia dolën pa bujë, pa mburrje, por ama gjunjëzuan qeverinë me një kërkesë të drejtë dhe legjitime duke qëndruar.