Ndodh për herë të parë/ Bibliotekë me zë për të nxitur arsimimin në gjuhën shqipe në Mal të Zi

0
104

Për herë të parë për komunitetin shqiptar në Malin e Zi nisi të funksionojë biblioteka me zë në gjuhën shqipe, e cila ka për qëllim promovimin e leximit dhe edukimit përmes kësaj forme, veçanërisht për ata që kanë vështirësi me shikimin. Projekti synon të ruajë dhe të promovojë gjuhën dhe kulturën shqiptare, duke inkurajuar më shumë të rinj dhe të rritur të përfshihen në botën e letërsisë.

Për herë të parë për komunitetin shqiptar në Malin e Zi nisi të funksionojë biblioteka me zë në gjuhën shqipe, e cila ka për qëllim promovimin e leximit dhe edukimit përmes kësaj forme, veçanërisht për ata që kanë vështirësi me shikimin.

Autorja Luljeta Avdiu Cura thotë se në këtë projekt janë përfshirë autorët shqiptarë nga Mali i Zi, për tu zgjeruar më vonë edhe me autorët tjerë nga rajoni.

“Projekti Biblioteka me zë, siç e kam titulluar “Audio vepra shqip” është një projekt i rëndësishëm te shqiptarët në Malin e Zi për vet faktin se do të publikohen audio libra të krijuesve nga shqiptarët e Malit të Zi, por edhe të autorëve tjerë nga rajoni. Qëllimi i këtij projekti është të edukohen të rinjtë dhe të rejat brenda vendit por edhe i dedikohet bashkëatdhetarëve, të cilët janë duke i rritur dhe edukuar fëmijët në diasporë”, tha zonja Cura.