Pas fjalimit të Vuçiç, reagon kongresmeni amerikan: Kosova është e pavarur! Presidenti serb është në anën e gabuar të historisë

0
136

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar në lidhje me fjalim e presidentit serb Aleksandër Vuçiç të premten, i cili kërkoi rikthimin e gjendjes së mëparshme në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja, rikthimin e serbëve në polici dhe largimin e forcave speciale të Kosovës.

Përmes një postim në rrjetin social “X”, Torres tha se kërkesa e Serbisë që Kosova të kthehet në “status quo ante”, (gjendjen e mëparshme), nuk do të realizohet asnjëherë dhe se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

Ai nënvizon se Vuçiç është në anën e gabuar të historisë dhe se në Kosovë nuk do të ketë cënim të sovranitetit pasi SHBA nuk do ta lejojë.


“Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në “status quo ante”.

Nuk do të ketë një rikthim të tillë. Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet e tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksandër Vuçiç është në anën e gabuar të historisë”, shkruan ai.