ZYRTARE/ Interi shpërblen Kristjan Asllanin, zikaltërit rinovojnë me mesfushorin kuqezi

0
106

Interi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Kristjan Asllanin. Klubi zikaltër ka dhënë lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

kristian asllani (2)

Mesfushori i kombëtares kuqezi do të qëndrojë në Milano, të paktën deri në vitin 2028. Asllani po luan sezonin e tij të 3-të me këtë skuadër, teksa ka dhënë një kontribut me vlerë sa herë është aktivizuar.

kristian asllani (1)

Gjatë merkatos së kaluar, nuk kanë munguar zërat për një largim nga kampionët e Italisë për shkak të minutazhit të pakët, por ka qenë vetë dëshira e 22-vjeçarit që të provojë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FInter%2Fposts%2Fpfbid0CzspvgmSCLSxg6wi6LQHBt71MMs5bsnfcZB5wXTEYbNpxy8LXcQvPFoD8K7KAT6Tl&show_text=true&width=500