Një i ri shqiptar, i konsideruar një ndër tifozët huliganë të skuadrës së futbollit Panathinaikos, është arrestuar nga policia greke me armë zjarr pa leje. 23-vjecari u kap në Athinë me 1 pistoletë të llojit CZ me karikator dhe një gëzhojë në fole, 45 fishekë shtesë dhe 22 gramë marijuanë. 23-vjeçari nga Shqipëria është i njohur për efektivët e Drejtorisë për Luftën ndaj Dhunës Sportive pasi ishte pikasur nga kamerat e stadiumit Olimpik duke marrë pjesë në incidentet e finales së Kupës së Greqisë në 2021 mes Panathinaikos dhe PAOK.
Gjithashtu, 23-vjeçari ishte ndër të arrestuarit për vrasjen e tifozit të AEK-ut, Michalis Katsouris, në gusht të vitit 2023 jashtë stadiumit “Agia Sofia” në Nea Philadelphia. Megjithatë, për mungesë provash ai ishte liruar.
Konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, arrestohet “huligani” shqiptar në Greqi
RELATED ARTICLES