FOTO/ Ndeshja perfekte në Champions, ja nota për Jasir Asanin nga “Sofa Score”

0
99

Jasir Asani padyshim ishte njeriu i ndeshjes Guangju-Jokohama.Skuadra e sulmuesit të Shqipërisë triumfoi me shifrat e thella 7-3 në ndeshjen e vlefshme për Championsin e Azisë.

3 nga golat u shënuan nga Asani, i cili dhuroi edhe një asist. Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” e ka vlerësuar futbollistin me notën e lartë 9.9. 

Nga 5 goditje, 4 i ka gjuajtur në portë, ndërkohë ka bërë 17 pasime të sakta nga 23. Një ndeshje perfekte kjo për Jasirin.WhatsApp Image 2024-09-17 at 14.13.33