BallinaKryesoreCEREMONIA/Parlamenti shtyn seancën, hapen dyer për homazhet e ish-deputetit Bogdani! PD ul...

CEREMONIA/Parlamenti shtyn seancën, hapen dyer për homazhet e ish-deputetit Bogdani! PD ul flamurin në gjysmë shtizë

spot_img
spot_img

Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë seancën plenare të planifikuar për ditën e enjte, duke hapur dyert për homazhe në nder të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

Ndekohe qe Kuvendi do të organizojë zhvillimin e homazheve ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare.

“Të nderuar kolegë, Ju njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë zhvillimin e homazheve në nderim të ish deputetit Gerti Bogdani, nesër, ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare”, thuhet ne njoftimine Kuvendit.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka bërë me dije se flamujt në degën qendrore, por edhe në degët në rrethe, do të ulen në gjysmë shtizë në shenjë kujtimi për ish deputetin.

Po ashtu, mësohet se ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 12:00.

NDARJA NGA JETA

Gert Bogdani ishte i martuar me aktivisten Edlira Çepani. Çifti janë prindër të dy fëmijëve, Ajra dhe Reinarti.

Ish-deputeti i PD-së u nda papritur nga jeta mesditën e sotme (18 shtator) dhe dyshohet për shkak të një arresti kardiak.

Bogdani po pinte kafe me miqtë e tij në hotel “Rogner” në Tiranë kur ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai u ka thënë se kishte vështirësi me frymëmarrjen dhe është larguar për në tualet.

Por, sipas burimeve për Panorama.al, kur Gerti Bogdani nuk është kthyer në tavolinë, miqtë e tij janë shqetësuar dhe kanë shkuar në tualet. Ata kanë hapur derën me forcë dhe e kanë gjetur të shtrirë në tokë pa ndjenja.

Më pas, është njoftuar ambulanca dhe ish-deputeti u dërgua në spitalin e QSUT ku mori ndihmën mjekësore, por nuk arriti që të mbijetojë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular