VIDEO/Debutim ëndrrash për Qazim Laçin në Ligën e Kampionëve, shtrin 3 kundërshtarë dhe…

0
272

azim Laçi është bërë protagonist në sfidën e parë të Sparta Prague në Champions League përballë Salzburg.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës në debutimin e tij në kompeticionin më të madh europian për klube, duke shënuar golin e tretë për çekët.

Në minutën e 58’, Laçi mori një top brenda zonës dhe me një lëvizje mjaft të bukur, nxori bosh dy mbrojtësit e Salzburgut dhe portierin. Më pas çdo gjë ishte më e thjeshtë për të, i cili shtyu topin drejt rrjetës.

Ky është goli i parë i Laçit për këtë sezon, i cili erdhi në mënyrën më të mirë të mundshme.

KLIKO KËTU PËR GOLIN