“Një natë më parë Gerti Bogdani ishte në këtë studio”- Eni Vasili homazhe për ish-deputetin: Lajmi ishte i beftë, na tronditi të gjithë

0
132

Drejtuesja e emisionit Open në Neës 24, Eni Vasili, ka kujtuar ish-deputetin e Partisë Demokratike, Gerti Bogdanin, i cili ndërroi jetë ditën e sotme në mënyrë të papritur.

Vasili tha se dje në mbrëmje Gerti Bogdani ishte në studion e Open dhe se bëri një analizë mjaft të mirë për situatën në Kosovë dhe fushatën zgjedhore në SHBA.

Ndër të tjera, Vasili u shpreh se Gerti Bogdani do të mbahet mend mbi të gjitha si një qytetar me shumë vlera.

“Emisionin sot dua ta nis për një qytetar të mirë, siç ishte Gerti Bogdani, që u nda nga jeta në mënyrë të beftë, duke tronditur politikën dhe opinionin publik. Dje në mbrëmje Gerti Bogdani ishte në këtë studio dhe bashkë me ne në Open bëri analizën e situatës në Kosovë dhe fushatës në SHBA. Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur dhe për ne në Neës 24.

Gerti nuk la të kuptohej se kishte diçka që nuk shkonte me shëndetin e tij. Ai ishte gjithnjë i qetë, mbrëmë ishte një emision normal dhe asgjë nuk të bënte të mendoje se do merrnim një lajm të tillë. Një djalë i ri, i sjellshëm, që do kishte patjetër një të ardhme të shkëlqyer në politikën shqiptare. Shprehim ngushëllimet për familjen e tij”, u shpreh moderatorja.