Shkencëtarët zbulojnë një grup të ri gjaku, pas 50 vitesh mister

0
176

Qindra jetë njerëzore mund të shpëtohen në të gjithë botën, pasi shkencëtarët zbuluan një sistem të ri të grupit të gjakut, duke zgjidhur kështu një mister 50-vjeçar.
 
Një prej tyre, Louise Tilly tha se ky zbulim do ofrojë kujdes më të mirë për pacientët që do kenë nevojë për një antigjen të tillë.
 
Ajo ka punuar për 20 vite në këtë projekt, ndërsa deklaroi për BBC-në, se është shumë e vështirë për të përcaktuar numrin e pacientëve që mund të kenë nevojë të testohen.
 
Ekipi i shkencëtarëve, të udhëhequr nga NHS Blood and Transplant (NHSBT), në Gloucestershire jugor dhe të mbështetur nga Universiteti i Bristolit, gjetën një grup gjaku që quhet MAL.

Ata identifikuan të dhënat gjenetike, gjë që më parë njihej si grupi antigjen i gjakut AnWj, i cili ishte zbuluar në vitin 1972 ndërkohë që mbeti i panjohur deri më tani, kur u zhvillua testi i parë në botë për të.

Sidoqoftë, NHSBT është mundësia e fundit për 400 pacientë nga mbarë bota. Çdo njeri ka proteina jashtë qelizave të kuqe të gjakut, të cilat njihen si antigjene, por një numër i vogël i njerëzve mund të mos i kenë, dhe për rrjedhojë do kenë shumë nevojë për ato.

Duke përdorur testet gjenetike, laboratori i NHSBT -it, International Blood group Reference, në Filton, ka zhvilluar për herë të parë një lloj testi që mund të identifikojë pacientë që s’e kanë këtë antigjen.

Testi do të mund të jetë jetëshpëtues për ata persona, organizmi i të cilëve reagon kundër transfuzionit të gjakut dhe do të mund të ndihmojnë në gjetjen e personave që e zhvillojnë këtë grup të rrallë të gjakut.

Philip Broën, i cili punon në laborator, ishte diagnostikuar me një formë të leukemisë rreth 20 vjet më parë. Ai bëri transfuzion të gjakut dhe transplantim të palcës, pa të cilat ai do të kishte vdekur.

“Çdo gjë që mund të bëjmë për ta bërë gjakun tonë më të sigurt dhe më të përshtatshëm për pacientët në nevojë është hap në drejtimin e duhur”, ka thënë ai. Drejtoresha e laboratorit, Nicole Thornton, ka thënë se zgjidhja e gjenetikës bazike për AnWj ishte një nga projektet më sfiduese. Marre nga liberale.al