”Po kështu, për ndonjë noçkë a keni ju…”?. Ja si 6 agjentë policorë shkatërruan grupin e shitjes së kokainës dhe hashashit në Tiranë dhe deri Rradhimë

0
32

Gjashtë agjentë të Policisë së Tiranës janë personat e infiltruar brenda një rrjeti të tregtimit të lëndës narkotike në Tiranë, e deri në Rradhimë, të cilët janë prezantuar si konsumatorë droge duke arritur të blenë doza të vogla tek shitësit që vepronin në disa zona të kryeqytetit dhe bregdetit jugor.

Agjentët blinin drogës duke u prezantuar me emra të koduar si “Tomi”, “Diku”, “Fire”, “Zeni”, “Visi” dhe “Bobi”, e më pas këto porcione lënde narkotike i dorëzonin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Gjithçka, ka qënë e autorizuar me vendim gjykate. Droga e llojit hashash dhe kokainë, më tej ekspertohej në laboratorin e policisë Shkencore, ku çertifikohej se ishte lëndë narkotike.

Mjafton një rast dhe kaq provonte se personi që kishte shitur këtë porcion droge të vihej në vëzhgim të plotë, duke blerë në mënyrë të vazhdueshme droge me qëllim mësimin e emrave të tjerë të personave që kryenin këtë tregti të paligjshme.

Në shumë raste agjentët policore kanë përdorur një bisedë standarde të kërkimit për të blerë drogën, duke pohuar se: “…po kështu, për ndonjë noçkë, a keni ju…?, duke nënkuptuar se kërkonin mall për ta thithur me hundë.

Përmes kësaj taktike policia dhe prokuroria e Tiranës, ka arritur të dokumentojë dhjetëra raste të shitjes dhe shpërndarjes së drogës në Tiranë deri në Rradhimë.

Ndaj që përmes një urdhër-ekzekutimi të lëshuar nga prokurori i çështjes Ridvan Suka, policia e Tiranës, vendosi të arrestojë 27 persona, ku 9 prej tyre ndodheshin në burg pasi ishin ndaluar më parë gjatë një aksioni tjetër të zhvilluar nga policia kundër shitjes së lëndëve narkotike.

Ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi nuk është mundur të arrestohen nga policia e Tiranës.

Gjatë aksionit të zhvilluar në 14 shtator, janë arrestuar Vilson Tresa,Asllan Maqellara, Bajram Quka,Kostandinos Deliu,Albert Gjonpalaj,Erdit Ponari,Armand Hadërlli, Blerim Biba,Ilir Tufa,Hakilian Cicollari, Kevin Kolgegaj,Orges Veliaj,Marios Saliaj,Damjan Hasani,Erblin Buci dhe Ervin Duro.

Lista e personave:
1- Vilson Tresa,
2- Asllan Maqellara,
3- Etgent Luzi,
4- Kostandinos Deliu,
5- Armand Haderllari,
6- Blerim Biba,
7- Ilir Tufa,
8- Kevin Kolgegaj,
9- Marios Saliaj,
10- Damjan Hasani,
11- Erblin Buci,
12- Ervis Duro,
13- Jurgen Xhafa,
14- Aldo Grabovari,
15- Gazmend Hoxha, – i arrestuar më 6 qershor 2024
16- Sajmir Gerbaj, – i arrestuar më 6 qershor 2024
17- Aleksander Kili, i arrestuar më 6 qershor 2024
18- Orgest Beqo, i arrestuar më 6 qershor 2024
19- Xhelo Ajasllari, – i arrestuar më 26 qershor 2024
20- Paolo Shyti, – I arrestuar më 26 qershor 2024
21- Ervin Rakipi, I arrestuar më 26 qershor 2024
22- Erdi Kurti, i arrestuar më 10 shtator 2024
23- Adrian Ramushi – i arrestuar më 18 korrik 2024