BallinaEkonomiBanka OTP Albania, agjenti i katërt në tregun bankar për kompensimin e...

Banka OTP Albania, agjenti i katërt në tregun bankar për kompensimin e depozitave të siguruara

spot_img
spot_img

Banka OTP Albania i është shtuar së fundmi grupit të agjentëve të kompensimit të depozitave si banka e katërt e përzgjedhur nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, duke nënshkruar marrëveshjen e partneritetit në datën 11 shtator, 2024.

Kjo marrëveshje mes OTP Bank Albania, një nga institucionet bankare lider në Shqipëri dhe Agjencisë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave, u formalizua në një ceremoni të mbajtur në mjediset e zyrave qendrore të OTP Bank Albania. Akti i nënshkrimit u krye nga z. Bledar Shella, Drejtor i Përgjitshëm i Bankës OTP Albania dhe z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Z.Shella vlerësoi përzgjedhjen e Bankës OTP Albania në këtë proces, si dhe theksoi se firmosja e kësaj marrëveshje do të thellojë ndërveprimin dhe bashkëpunimin mes dy institucioneve.

Përzgjedhja e Bankës OTP Albania si banka e katërt në Shqipëri, që do të luajë rolin e agjentit për kompensimin e depozitave të siguruara në vendin tonë, vjen si një vlerë e shtuar në kontekstin ekonomiko-financiar në Shqipëri, duke përforcuar stabilitetin bankar, por dhe duke përforcuar më tej rolin dhe pozicionin e Bankës OTP.

Kontrata e nënshkruar midis dy palëve, e vlefshme për një periudhë tre vjeçare,  ka për qëllim të zbusë procesin e ripagimit të depozitave të siguruara dhe të ulë përqendrimin e riskut, në tregun bankar shqiptar.

Në kontekstin e tregut financiar, Banka OTP Albania dominon tashmë territorin e Shqipërisë,  ndërsa renditet e treta në tregun bankar shqiptar për kredidhënie në segmentin për individë dhe atë të biznesit.

Bank OTP Albania është pjesë e Grupi ndërkombëtar bankar OTP, me qendër në Hungari, një nga grupet bankare lider, me rritjen më të shpejtë ndër grupet e rajonit të Evropës Qëndrore dhe Lindore, me pozicionim të shkëlqyer përsa i përket përfitueshmërisë, stabilitetit në kapital dhe likuiditetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular