Nuk ka paqe mes Bashkim Finos dhe Ulsi Manjës, të dy socialistë.
Edhe sot Komisioni Ligjeve e ka nisur sërish mbledhjen me përplasje mes deputetëve socialistë.
Deputeti i PS-së, Bashkim Fino ka debatuar me kreun e këtij komisioni, Ulsi Manjën.
Fino ka kundërshtuar miratimin e nenit 41 i sjellë në rend dite, kërkesë e cila është shpërfillur nga anëtarët e këtij komisioni të cilët e kanë miratuar unanimisht.
Pas miratimit të këtij neni, Fino ka dalë nga salla duke braktisur mbledhjen para përfundimit të saj.
Kujtojmë që kjo nuk është përplasja e parë mes deputetëve.
Fino edhe Manja janë përplasur ashpër në mbledhjen e mëparshme, ku kreu i Komisionit iu drejtua Finos me fjalët: ‘Mos ma drejto gishtin, nuk jam shoku yt’.