Anëtari i bordit të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj, ka reaguar pas lajmit të përhapur në media rreth një nisme të mazhorancës socialiste për mbledhjen e firmave për shkarkimin e tij. Shkak për këtë vendim të socialistëve mendohet të jenë bërë qëndrimet publike të ish-ministrit të Financave, i cili ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.
Në një postim të publikuar së fundmi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Malaj thekson se nuk do të bëjë asnjë deklaratë specifike përpara nisjes së ballafaqimit institucional, ndërkohë që tregon disa nga shkaqet që, sipas tij, e kanë shtyrë mazhorancën drejt marrjes së vendimit të shkarkimit.
Ish-deputeti akuzon Taulant Ballën, kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, për dërgimin e kërcënimeve paralajmëruese dhe të mesazhe me rekomandime partiake, shqetësime që janë protokolluar në mbledhjen e bordit të Bankës.
Malaj përmbyll reagimin e tij duke theksua se do të ngrejë padi individuale për secilin prej deputetëve që do të votojë pro shkarkimit.
Reagimi i plotë
E para dhe thelbesorja – vendit tim i kam sherbyer ne cdo kohe me integritet te larte, profesionalzem te thelle dhe dashuri te madhe.
-Te treja keto vertetetohen gjate pervojes 32 vjecare ne cdo angazhim, akademik, shoqerore dhe politik.
-Ju ka kam paralajmëruan qe u bene përpjekje maksimale për të mos me rizgjedhur. Për interesat dhe emrat konkrete do te flas fillimisht ne procesin e ballafaqimit parlamentar.
-Ne respekt te institucionit te Bankës se Shqipërisë nuk do te bej asnjë deklaratë specifike perpara nisjes se ballafaqimit institucionale.
-Gjithë shqetësimet e mia për sfidat e Bankës se Shqipërisë që nga vetingu për bankierët miliarderë që i çuan kreditë jo performuese te vendit deri ne 50% te totalit, me larte se ne çdo vend tjetër dhe debatet për këtë në Bord janë te gjithë te dokumentuara ne proces verbalet e mbledhjeve te Bordit.
-Kërcënimet paralajmëruese mi ka dërguar Taulant Balla pas mos pranimit te nderhyrje se tij edhe me SMS me rekomandime partiake ne proceset perzgjedhjes ne Bordin e Bankes se Shqiperise. Shqetësim është i protokolluar ne mbledhjen e Bordit te BSh.
-Fakti qe pas shkarkimit nga Erdogan te Guvernatorit te Bankes se Turqise, ky mund te rast i dytë qe maxhorancat e gjithë pushtetshme shkarkojnë një anëtar Bordi te Bankës Qendrore,
Vetem profesionalisht me trishton.
-Veprimi i tyre është i pastër politike, sepse shkeljet etike materializohet me cenim te reputacionit apo evidencës se Bankës se Shqipërisë gjë që sipas vlerësimeve edhe të institucioneve ndërkombëtarë por edhe ne mbledhje e Bordit pas mandatin te ri, (mandarin i pare ishte zëvendësues rreth dy vite) nuk ka asnje shqetesim te shprehur ndaj meje per shkelje etike. Mbledhje e fundit ishte ne 3 Korrik 2019.
-Sfiden e integriteti dhe profesionalizmit e kam perhere te fituar edhe gjyqin partizan e kam te fituar moralisht, do ta fitoj edhe ne rruge gjyqesore po pagat dhe penalitete 7 vjecare kush do ti paguaj 28 deputetet apo taksapaguesit shqiptare?
Ky eshte thelbi I shqetesimit profesional.
Padia do te jete individuale per cdo abuzues me statusin e deputetit, i këshilloj te kerkojne assistance juridike perpara se te shpifjen.
E fundit por me rëndësishme koleget ne PS e dine shume mire qe midis lirise dhe karrikeve kam zgjedhur dhe do te zgjedh lirine, sepse pa te nuk i sherbej dot vendit tim.
Dite te mbare, Arbeni.