BallinaOP EDFeja, motivim dhe balsam qënsije/Nga Halil Teodori

Feja, motivim dhe balsam qënsije/Nga Halil Teodori

spot_img
spot_img

Nga Halil Teodori

Qasjet për të shfrytëzuar religjionin si tematikë letrare, politike, apo dhe kredo të personave me prapavijë penetrimi në një shtjellë që mënjanon ose kalon në periferi besimin fetar, janë pikë së pari dashakeqe.

Për më tepër kur këtë e shtrin në një hapësirë kohore dhe thellësi vërshimi, aq sa do të kishte të pamundur ta asimilonte çdo metabolizëm krijues dhe studimor.

Rrekja për të marrë përsipër kumtim të mendësive “novatore” për fenë në përgjithësi dhe tërësinë e ekzistencës dhe bashkëjetesës së saj me një popull, në të gjithë shtrirjen e ekzistencës historike, nëse nuk duam ta quajmë një përpjekje e mundimshme personale për një vizion ndryshe, ajo është dhe mbetet një qëllimsi në mos mediatike dhe biznesi, ateiste. Nëse individë të veçantë mendojnë se ateizmi është pozitiv në tërësinë e saj, do të ishim dakord nëse kjo është personale dhe ndërgjegje që nuk tejkalon perimetrin e tij sentimental dhe mental. Kjo na shtyn përnga domosdoshmëria e respektimit të vullnetit të lirë në një shoqëri demokratike. Nesë kjo përpjekje ateiste kërkon në forma të ndryshme të na servilet përtej Unit personal të individit të shënjuar si rast, atëherë nuk duhet toleruar. Nëse ti do të bësh para, do të publikohesh, do të ndërtosh një tjetër identitet në një perimetër më të gjerë, kjo duhet të kalkulohet brenda vetjakes individuale. Tejkalimi i këtij kufiri është përpjekje nëpërmjet mjetesh publikimi të imponohesh duke servirur trajtesa që paragjykohen dhe konsiderohen tendencioze dhe dashakeqe. Shtjellimi i shumë problematikave sociale, politike, historike dhe ekonomike duke u referuar fesë dhe tërësisë së dimensionit të saj të shtrirë në kohë dhe në hapësirë, është tepër delikate. Fijet e holla që lidhin si meridiane ekzistencën tone, s’ishte e pamundur t’i lidhësh në mënyrën tënde pa i këputur ndonjërën prej tyre. Me këputjen do të nënkuptoja zhbërjen e një realiteti historik, dyshimin në një fakt të pamohueshëm.

Të flasësh apo të shkruash rreth fesë nuk është e lehë. Periudha në të cilën jetojmë tregon se njerëzit më shumë janë të interesuar të marrin njohuri rreth zhvillimeve bashkëkohore të shkencës dhe të teknikes moderne, historisë së njerëzimit, politikës dhe diskutimit deri në ironizim të fenomeneve është si gjithmonë në plan të parë. Por një gjë është e rëndësishme se asnjeri nuk merr iniciativën qofte ajo edhe private për të injoruar fenë si një forcë e rëndësisë së parë në gjithë rruzullin tokësor. Është si të thuash taksative, ku për shumë njerëz fenomeni i të besuarit ka qenë dhe mbetet një sekret i pa ekzaminushëm.

Feja ka lindur pothuajse bashke me njerëzimin dhe është bërë udhëtare e pandalshme e jetës. Sot njerëzit në përgjithësi janë paksa konfuz rreth rolit të fesë sepse jemi të ndikuar nga influenca e fenomeneve negative apo pozitive që shohim dhe dëgjojmë pothuajse çdo ditë, çdo orë e çdo minutë nga mediat e shkruar dhe ajo elektronike. Sot roli i fesë në jetën e përditshme është më pak i rëndësishëm se vite më parë e lidhur kjo me një përpunim që ka pësuar botëkuptimi njerëzor në tërësinë e saj. Por gjithsesi besimi është dhe mbetet kolona vertebrale e qënësisë së një njësie humane. Ajo ka lindur, jeton dhe do të shuhet bashkë me të.

Botëkuptimi njerëzor ndaj fesë

Duke u kthyer në retrospektivë, mbase duhet bërë me dije, të paktën teorikisht, se feja është marrëdhënia që vendoset mes një personi dhe një apo më shumë hyjnish ose fuqish mbinatyrore dhe mes njerëzve që ushtrojnë të njëjtin kult; me fjalë të tjera mund të përcaktohet si një përçim tejnatyror, metafizik të ndarë e të koduar dhe të trashëguar në brendësinë e një bashkësie shoqërore. Nevoja fetare është e pranishme në çdo kulturë, në trajta të dukshme nga rite që kanë një vlerë shoqërore e munden pak a shumë të kenë një përmbajtje etike, udhëheqja e sjelljes së brendshme dhe filozofike, pra dhënie përgjigjesh pyetjeve gjithësinore. Ajo përmbush për të përplotësuar botëkuptimin njerëzor përgjatë gjithë qenësinë e ekzistencës së vet në tokë. Në një farë mënyre njerëzimi e ka parë si shumë të domosdoshme ekzistencën e një fuqie eterne, udhëheqjen e të përditshmes për nga vullneti i një sovrani të plotpushtetshëm qiellor. Qytetërimet përgjatë gjithë rendjes së tyre nuk mund ta mohojnë rolin e patjetërsueshëm të fesë dhe ndikimin që ka patur ajo në pozicionimin në ekuilibër të shumë luhatjeve të njerëzimit. Me pak fjalë ajo është alfa dhe omega e tërësisë së qenësisë së racës njerëzore. Domosdoshmëria e fesë është organike dhe një lloj natyraliteti që edhe përkufizon transformimin e homosapiens në pararendësin tonë të derisotëm, njeriun modern.

Diktatura dhe vrasja shpirtërore

“Feja është opium për popujt”, kjo shprehje e thanë nga Marksi dhe e gatuar në kuzhinën bolshevike u servir si gatesë bajate e diktatorit Enver Hoxha, e cila do të shënonte dhe pikën e kthesës më të rrezikshme të komunizmit ndër shqiptarë. Më 1967 besimet fetare dhe institucionet e tyre e ndërprenë me dhunë veprimtarinë e tyre. Diktatori për të bërë ndoshta Pons Pilatin nuk e paraqiti ateizmin si filozofi të politikës së tij të uzurpimit. Ai mundi të ngrinte një makinë të tërë propagandistike, e cila do ta përpunonte shkatërrimin e fesë dhe institucionalizimin e ateizmit si një lëvizje që buronte nga baza. Shumë kisha dhe xhamia u kthyen në salla publike, disa u kthyen në stalla bagëtish, disa u rrënuan plotësisht. U prishën 2169 objekte kulti si kisha, xhami e teqe. Atëherë u burgosën 217 klerikë për terror e disa prej tyre vdiqën nëpër burgje ose u pushkatuan. Kodi penal i vitit 1977 dënonte propagandën fetare si dhe përhapjen e liturgjisë. Sipas këtij kodi u dënuan shumë ish-klerikë, por edhe laikë. Institucionet Fetare të Shqipërisë që i kishin dhënë vendit dhjetëra intelektualë, studiues me emër, poetë e shkrimtarë, pësuan një nga goditjet më të mëdha gjatë gjithë historisë së tyre në Shqipëri. Shpallja e Shqipërisë (e tokës prej ku predikuan së pari apostujt e Krishtit si Pali,e tokës së Gjergj Kastrioti (Skënderbeut) që u fut në historinë e kishës si mbrojtësit me besnik) si i vetmi shtet ateist në të gjithë globin tokësor, kishte habitur të gjithë botën. Vatikani nuk e reshti asnjëherë luftën për të mbështetur besimtarët e vet, të cilët e vazhdonin jetën fetare në mënyre ilegale por kësaj radhe të ndjekur nga diktatori Enver Hoxha, që ishte shumë herë më i egër se sa perandori Trajan. Pavarësisht regjimit të egër komunist Shqiptarët nuk linin feste fetare pa festuar me metodat e tyre sa të lashta aq edhe moderne, në kushtet e një fukarallëku të t’merrshëm, të një furnizimi me listë dhe triska dhe nën një survejim të t’merrshëm të Sigurimit të Shtetit, deri më 1990. Në këtë ilegalitet të përgjithshëm dhe frike u forcua edhe ndjenja e tolerancës fetare.

Influencë shumë të madhe tek shqiptarët besimtarë dhe jobesimtarë kishte edhe aktiviteti fetar-humanitar i Nënë Terezës, i shenjtores me të dalluar të shekullit XX. Pas përmbysjes së rendit ateist në Shqipëri, më 4 Nëntor 1990, patër Simon Jubani që ishte mbyllur 26 vjet ne burg, si dhe Karlo A.Sevilla që ishte dëbuar nga Shqipëria që në vitin 1946, dhanë një meshë për të gjallët e për të vdekurit, në kapelën e vogël të varrezave të Shkodrës, e cila shërbeu si altar. Pjesëmarrja në meshë ishte e jashtëzakonshme. Po atë ditë, u dha një duva në Xhaminë e Plumbit në Shkodër nga myslimanët. Filloi sërish ngritja e kishave, xhamive dhe teqeve.

Besimet fetare pas vitit 1990

U kthyen në Shqipëri emisarët e Kishës Katolike te Shqipërisë, misionarët dhe të dërguarit apostolikë të Selisë së Shenjtë, midis tyre dhe klerikë muslymane e katolike shqiptarë qe kishin dalë gjallë nga burgjet, si Sabri Koci, Mikel Koliqi, Frano Ilia, Imzot F.Mirdita i ardhur nga jashtë vendit etj. Klerikët ortodoksë që kishin mbetur gjallë filluan të aktivizohen pranë kishave që kishin mbetur më kembe, të cilat filluan t’i ripërtërinin. Nga Patrikana Ekumenike u dërgua peshkopi misionar A. Janullatos, i cili është përpjekur për ringritjen e kishave ortodokse të shkatërruara, si dhe për rikthimin e pronave të tyre të rrëmbyera.

Besimtaret shqiptare i ndesh kudo ne hapësirën qe popullohet nga shqiptare por dendësia e përfaqësuesve të një besimi te caktuar ndryshon sipas rajoneve te hapësirës shqiptare ne Ballkan dhe në botë. Kështu rajoni verilindor i vendit (rrethet Tropojë, Has,, Kukës, Dibër, Mat), Malësia e Tiranës dhe e Krujës, Mallakastra, Malësia e Kërrabës, Kurveleshi e Skrapari, Kosova dhe Pjesa perëndimore e Maqedonisë janë kryesisht të banuar nga popullsi e besimit mysliman. Rajonet e Alpeve, Mirdita, Puka, Malësia dhe Fusha e Lezhës pjesërisht, Kurbini, Zona e Shkodrës dhe arbëreshet e Italisë janë populluar kruesusht me banorë të besimit katolik.

Rajonet e Fushes se Myzeqesë dhe zonës së Beratit, lugina e lumit Drino, Lunxhëria, Pogon-Zagoria, bregdeti Jonian, Rrëza e Përmetit, pjesërisht rajoni juglindor dhe Fushëgropa e Delvinës janë populluar me banorë të besimit ortodoks. Ndërsa në disa qytete si Tiranë, Elbasan, Vlorë, Korçë, Durrës dhe ne qytete te tjera me popullsi me te vogel ekzistojne te gjitha besimet fetare.

Vecanti dhe origjinalitet përbejnë qytetet të cilat kane qene dhe janë me përbërje fetare të përzier si Shkodra , Tirana, Gjirokastra Elbasan, Vlorë, Korçë, Durrësi etj. Ne këto qytete ka filluar te takohen edhe besime qe kane hyre ne Shqipëri pas viteve 1990 si protestante, bahai etj.

Toleranca fetare dhe bashkëjetesa në harmoni

Shqiptarët janë dalluar ne shekuj për një toleranca unike ndërfetare gjë e cila ka lidhje edhe me vete historinë e pranisë dhe bashkëjetesës së besimeve të ndryshme fetare në trojet e populluara nga shqiptarët, si pasojë e ndarjes së krishterimit administrativisht në dy pjesë, në ritualin roman (perëndimor) dhe atë bizantin (lindor) me anë të “vijës së Teodosit” që kalon diku mes lumenjve Shkumbin dhe Mat të Shqipërisë, ashtu edhe si pasojë e përqafimit të islamit, kryesisht për t’iu rezistuar asimilimit prej shovinistëve sllavë dhe grekë në fund të shekullit XVI-XVII dhe XIX. Shqiptarët kanë qenë tolerantë dhe kurrë nuk kanë derdhur gjak për çështje fetare. Mark Milani , kryeministr i Malit të Zi pohon se “sa herë e që ne përpiqeshim të ndërsenim në Shkodër katolikët kundër myslimanëve apo anasjelltas, e kishim betejën e humbur, sepse shqiptarët e kishin ndjenjën kombëtare shumë më të fortë se atë fetare. Prej fundit të mesjetës e këndej hapësira shqiptare ishte zonë ekuilibri ndërmjet dy perandorive më të fuqishme të kohës, Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Austro-hungareze. Midis këtyre dy perandorive janë nënshkruar disa marrëveshje, të quajtura “kapitulacione”, të cilat rregullonin barazinë e ndikimeve, duke i njohur Perëndimit të drejtën e kujdesit për faltoret e të krishterëve, përmes doktrinës “cultus protectorati” – mbrojtja e klerit. Në Shqipëri mund te gjesh shpesh dy fe (krishterim e myslimanizëm) në një familje ose në një fis (Lurë, veri), ose dy fe në të njëjtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterë e si mysliman, dhe bën ritet e festat fetare të të dy besimeve. Heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti lindi në një familje ortodokse, u be mysliman në oborrin e sulltanit, u bë bektashi (ky ishte kusht për t’u bërë jeniçer), u kthye në Shqipëri dhe mori fenë e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet që të varrosej në një katedrale të të krishterëve katolikë (Lezhë). Njëri nga vëllezërit e Gjergj Kastriotit, përkundrazi, kërkoi të varrosej në manastiret e Athosit, një prej vendeve të shenjta të ortodoksisë. Në Shqipëri nuk njihen konfliktet fetare, as në formë episodike. Është krejt normale që një shqiptar, nëse nuk i pëlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, të braktisë kishën dhe ta kërkojë lidhjen me zotin në xhami. Një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë klasike shqiptare, Pjetër Bogdani, në veprën e tij “Çeta e profetëve”, citon krahas njëri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenën. Përkthyesi i parë i librit të shenjtë të myslimanëve Kur’an ishte i krishterë (Ilo Mitkë Qafëzezi).

Myslimanët shqiptarë festojnë Shën Gjergjin e Shën Mërinë, një pjesë tjetër Shën Nikollën e Krishtlindjet, kurse të krishterët u bëjnë vizita miqësore myslimanëve për festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram). Ka shume raste te treguara dhe te jetuara kur priftit I është dashur te këndoje syret e Kuranit për te nderuar një mysliman te vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin larg prej dëborës apo motit te keq. Në një qytet si Shkodra, ku popullsia myslimane është e përzier me të krishterë katolikë dhe ortodoksë, në ditët e ramazanit edhe tregtarët jo-islamikë ndalonin shitjen e mishit të derrit në dyqanet e tyre. Po ne Shkodër kane qene familjet bujare myslimane qe mbrojtën ndërtimin e kishës katolike kur disa fanatike filluan shkatërrimin e themeleve natën. Ndërtimet e kishës vazhduan kur bujaret myslimane dolën ne mes popullit duke thëne “mos I preki njeri se këto janë themelet tona”. Festat fetare në Shqipëri, qofshin ato të bashkësisë së krishterë, qofshin të bashkësisë myslimane, ruajnë gjurmë të periudhës politeiste mitologjike. Shqiptarët katolikë të viseve veriore ditën e Buzmit e kane pikërisht në ditën e Krishtlindjeve, por duke nënshtresuar në këtë festë edhe kultin e zjarrit. Shën Mëria e myslimanëve përkon me ditën e zanës – Dianës tek latinët – më 23 gusht. Bektashinjtë kanë kultin e Baba Tomorrit, që ngjason me kultin mitologjik të Olimpit grek. Një poet i krishterë i vuri për titull librit të vet emrin “Baba Tomorrit” Kjo dhe te tjera tregon Shqiptarët kanë kultin e natyrës, festojnë ditën e malit apo të bjeshkës, mbajnë edhe sot gjarpërin dhe dhinë si totem (hyjni mbrojtëse), kanë kult për zjarrin, për gurin, për ujin dhe bukën, për udhën dhe mysafirin, për tokën dhe qiellin.

Globalizmi dhe asimilimi

Është fakt i pamohueshëm se si komunizmi që përpiqej në shumë forma për mënjanimin e intelektualve qe besonin në integrimin shoqëror , ashtu edhe sot globalizmi dhe përpjekja për tu bërë pjesë organike e një shoqërie, për bukën e gojës je i detyruar të njihesh me një tjetër emër. Kjo ndodh në mënyrë tendencioze dhe të frikshme asimilimi në Greqi. Ndërrimi i emrave të emigrantëve në këtë shtet është një domosdoshmëri, natyrisht me përjashtim të atyre të përkatësisë religjioze, ortodokse. Ndryshe ndodh në Itali, në një vend ku qytetërimi ka ngulitur në vetëdijen personale dhe shoqërore paprekshmërinë e vullnetit të lirë të përkatësisë fetare. Nëse në Greqi pa përjashtim të gjithë emigrantët që jetojnë e punojnë atje, njihen dhe figurojnë legalisht me një emër të greqizuar, në Itali apo në shtet e tjera ku kanë emigruar shqiptarët, si SHBA, Angli, Gjermani, Francë, Zvicër, janë respektuar denjësisht të drejtat e përkatësisë fetare, të paktën për shtetasit shqiptarë. Greqia duke qenë një rast i shkëputur, me tendenca të dukshëm asimilimi, duke shfrytëzuar edhe nevojat e ngutshme ekonomike, natyrshëm që është një kërcënim serioz. Ndoshta sot vërtetë ndryshimi i emrit ose pasja e emigrantëve të dy emrave, atij të amësisë dhe të grekësisë nuk do të përbënte ndonjë rrezik. Kërcënimi është perspektiv. E rendesishme eshte qe ne kete fushe, njerzit po zgjedhin sipas deshires se tyre perdorimin e emrave Shqipetare si Alban,Ilir, Shkelzen, Sokol e tjere te cilët janë te pranushëm per te gjithë. Gjeneratat do të ndodhen ballas një trysnie të ashpër, por gjithsesi të evitueshme.

Shqiperija është Europe dhe pershtatja duhet te jetë e pranushme. Bota njeh ndryshime të medhaja ne fusha te ndryshme per pershtatje, fenomen i cili s’duhet të na lë prapa.

Feja

Viti 1990 u shoqërua me një dyndje të jashtme për të investuar në ringritjen e institicioneve Fetare sipas përkatsisë dhe fesë që përfaqsonin këto vende. Dhe shume njerze dhe investitorë te huaj e çfrytzuan fukarallekun tone duke impunuar vendosjen e perçeve tek vajzat apo te ndonje fenomeni tjeter te pa pajtushme me kulruren tone tradicionale. Ata qe I perkrahen ishin shume pak edhe per faktin se: – Ndryshe nga vendet e tjera me përkatsi muslimane feja dhe besimi fetarë në shqipërijë ka humbur shumë influencën popullore si rezultat i mbylljes me ligjë të institucioneve fetare nga autoritetet e shteti komunist në vitin 1967.

U mendua se shumica e shqipëtarve sidomos atyre musliman do ta përkrahnin riinstalimin e fesë por ky fenomen nuk erdhi ashtu sic qe parashikuar. Sot pa te veshe re Shqiperija ne te gjitha organizmat nderkombetare trajrohet si shtet musliman. Popullsia muslimane ne shqiperije sipas statistikave eshte rreth 70 % por ne xhami nuk shkojne as 15%, atehere si mund te themi se Shqiperija eshte shtet musliman? Në Shtetete e Bashkuara te Amerikes funksionon Kisha Outoqefale Shqipetare në te cilën gjejnë veten te gjithe shqipetaret.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular