BallinaKronike“Një gjyqtar është kapur në komunikime intime me një vartëse”, Klodiana Lala...

“Një gjyqtar është kapur në komunikime intime me një vartëse”, Klodiana Lala zbulon skandalin në  Gjykatën Kushtetuese

Gazetarja Klodiana Lala, ndërsa po komentonte dorëheqjen e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, zbuloi një tjetër ngjarje të rëndë që po “zien” brenda GJK, ku një gjyqtar aludohet se ka patur komunikime të papërshtatshme, intime, me një vartëse.

“Dorëheqja vjen në dy momente thelbësore kur vendoset për heqjen e masës së sigurisë për ish-kryeminsitrin dhe e dyta vjen në kuadër të shqyrtimit të një rasti si investitorit strategjik Pëllumb Gjoka që kërkon pavlefshmëri të komunikimeve të SKY ECC. Kjo ndikon shumë në punën e SPAK.

Një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese është kapur në komunikime intime me një vartëse, jo të përshtatshme. Mos pretendoni t’u them emrin.

Patjetër që interesi publik prevalon. Duhet të ketë një hetim institucional, dhe media duhet ta bëjë publik rastin, por derisa nuk ka një hetim institucional dhe pa një hetim zyrtar. Nuk mund të përbalt fytyrën e një personi. Se si do të dalim nga kjo situatë do të duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese”-tha Lala. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular