BallinaEkonomiOSSH rrjet të ri 20kV në Petrelë, përmirësohet cilësia e furnizimit me...

OSSH rrjet të ri 20kV në Petrelë, përmirësohet cilësia e furnizimit me energji për zonën

Ofrimi i një rrjeti cilësor të shpërndarjes së energjisë elektrike në zonat e reja të banimit është në fokus të investimeve që po zbaton kompania OSHEE përmes Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, OSSH.

Një ndër to është dhe Petrela, e cila po zhvillohet me ritme të shpejta.

Ky rajon, i cili shtrihet në juglindje të Tiranës, vitet e fundit ka pritur vizitorë të shumtë, si rezultat i zhvillimit të agroturizmit.

Investimi i OSSH në zonën e Petrelës, ka në fokus ndërtimin e 11 kabinave të reja dhe shtrimin e 24 km linjë tension i mesëm dhe tension i ulët ABC.

Ky projekt që pritet të përfundojë para afatevetë caktuara,  do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji elektrike dhe do ti mundësojë bizneseve të zonës, zgjerimin e kapaciteteve akomoduese.

Përfitues të investimit janë 2400 banorë dhe biznese në fshatrat Mullet, Daias, Hekal, Mangull, Gurë dhe Barbas, pjesë të njësisë administrive Petrelë.

OSHEE, përmes shumë investimeve që po kryen aktualisht, po i jep zgjidhje klientëve tanë për të patur furnizim me energji elektrike brenda standardit bashkëkohor.

Një prej këtyre zonave ku është ndërhyrë nga ana e OSSH, është dhe zona e Kasharit, ku 1000 banorë të fshatrave Mazrek dhe Gjokaj, tashmë furnizohen me rrjetin e ri 20kV, përmes kabinave të ndërtuara, shtyllave dhe linjave me kabull ABC.

Gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve të realizuara, drejtori i OSSH Tiranë, Darling Hoxha, u shpreh se rrjeti i ri tension i mesëm, i jep mundësinë 40 subjekteve private të zonës të furnizohen me 20kV, nga 6kV që e kanë aktualisht.

Drejtori i OSSH Tiranë u shpreh ndër të tjera se, “përmes shumë investimeve që po kryejmë aktualisht, i dhamë zgjidhje klientëve tanë për të patur furnizim me energji elektrike brenda standardit bashkëkohor”.

Investimi rrit me trefish cilësinë e furnizimit me energji elektrike, përmes 9 kabinave të reja, dhe garanton qëndrueshmëri pasi bashkon dy anët e rrjetit kabllor 20kV me nënstacionet Vorë dhe Kashar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular