BallinaAktualitetSPAK dhe autoritetet italiane në aksion të përbashkët kundër trafikut të drogës!...

SPAK dhe autoritetet italiane në aksion të përbashkët kundër trafikut të drogës! Kontrollohen disa banesa në Durrës dhe në shtetin fqinj!

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion dhe autoritetet italiane po zhvillojnë një aksion të përbashkët për ekzekutimin e disa masave arresti në Shqipëri, por edhe ne shtetin fqinj.

Gazetari i News24 Igli Celmeta bën me dije se janë miratuar disa urdhër arreste nga Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion për aksionin e hetuar nga SPAK dhe autoritetet italiane.

Mësohet se është një operacion ndërkombëtarë që lidhet me goditjen e trafikut të drogës.

Po ashtu behet me dije se “operacioni është zhvilluar mbrëmjen e djeshme dhe paraditen e sotme në zonën e Manzë së Durrësit, ku me vendim gjykata janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente te tjera. Operacioni është zhvilluar edhe në shtetin italian”.

Pritet që SPAK të bej një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular