“Do ketë statusin e një selie diplomatike”, Rama jep detaje për shtetin bektashi, flet edhe për “spiunët” e Soros!

0
125

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me idenë e krijimit të një shteti bektashi brenda Tiranës.

Në një takim me diasporën shqipatre në New York, Rama tha se ashtu si komunitetet e tjera fetare në botë kanë përfaqësitë e tyre, ashtu edhe komuniteti bektashi do duhet që të ketë përfaqësinë e tij.

Rama theksoi se krijimi i një shteti bektashi nënkupton dhënien e statusit që gëzojnë selitë diplomatike për hapësirën ku do të jetë selia e komunitetit fetar.

“Kemi ne interes kombëtar që ta ruajmë këtë pasuri apo do ja lëmë fatit. Të tjerë i shkollojnë imamët, priftërinjt në plotë vende të botës. Shkollohen e vijnë prapë. Mbi të gjitha çfarë do të thotë që të krijohet një entitet sovran? Do të thotë që statusi i tyre të ngrihet në një nivel maksimal dhe të ketë një rrezatim përtej atij perimetrit të vetë. Është prona e tyre, jua mori pronat komunizmi, siç jua mori të gjithëve dhe e do e kenë prapë. Ky është një status si një përfaqësi diplomatike. Natyrisht që është normale të ketë shqetësime, por ajo që është për të qeshur e per të qarë njëkohësisht është që çfarë nuk fanatazohet, është plani i Serbisë. Ndërkohë që komunitetet fetare e kanë gjithë sistemin e tyre global, kjo nuk është hajde se kemi ca njerëz e po bëjmë një shtet. Kjo është kështu si them, unë. Po që të kuptohet mirë biseda do i sugjeroja cilitdo që është i interesuar të hapë librat e bektashinjve, nuk besoj që ka qenë agjent i Sororisit.”