Avokati Sokol Mëngjesi fal dhunuesin, kërkon lirimin e Dritan Nanos nga qelia

0
161

Avokati Sokol Mëngjesi që u dhunua barbarisht në maj të këtij viti, ka normalizuar mardhëniet me Dritanan Nanon që mbahet i arrestuar si personi që ka urdhëruar dhuënën ndaj avokatit.

Në seancën e së mërkurës në gjykatën penale të Tiranës avokati i Dritan Nanos ka dorezuar një prokurë të firmos nga Mëngjësi, ku ky I fundit pranon se nuk ka asnjë konflikt personal me klientin e tij dhe kërkjoi lirimin nga qelia të Nanosë.

Ky i fundit mbahet i arrestuar për akuzën Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Kundërshtimit dhe goditjes së gjyqtarit”, të kryer në bashkëpunim. Por gjykata nuk e mori parasysh kërkesën, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg të vendosur ndaj Nanos.

Sokol Mëngjesi u dhunua nga tre persona mëngjesin e 29 majit, mbasi la fëmijën në kopësht, në zonën e ish-bllokut.

Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim Drivald Alian, Elton Kasajn dhe Romario Tabakun. Ky i fundit nuk mori pjesë në dhunë, por ndihmoi autorët që të largohen menjëherë pas ngjarjes. Nga informacionet, mësohet se Sokol Mëngjesi është rikuperuar plotësisht dhe ka nisur aktivitetin e punës