BallinaLifestyleDenoncimi për këngëtarin e njohur: Më përdhunoi bashkë me mikun e tij...

Denoncimi për këngëtarin e njohur: Më përdhunoi bashkë me mikun e tij dhe më filmuan. Videon e shitën

Thalia Graves, gruaja që akuzoi reperin P. Diddy për përdhunim në vitin 2001, ka ndarë së fundmi përvojën e saj traumatike. Ajo u takua me Diddy kur ishte 25 vjeçe dhe përshkroi incidentin si një dhimbje që ka prekur thelbin e asaj që është.

“Ende ndjej turp dhe faj, nuk mund të funksionoj normalisht”, tha Thalia, duke lotuar. Ajo tha se shpesh e fajësonte veten për atë që ndodhi dhe ndihej përgjegjëse për sulmin e supozuar.

Graves pretendon se Diddy dhe shefi i tij i sigurisë, Joseph Sherman, e përdhunuan në studion e reperit në New York. Avokatja e saj, Gloria Allred, theksoi se Diddy dhe Sherman filmuan incidentin pa pëlqimin e saj dhe më pas e shiten videon. “Thalia kurrë nuk do të kishte pranuar të filmohej”, është shprehur avokatja.

Ajo pretendon se Diddy i ka dhënë drogë, gjë që e ka çuar në humbjen e vetëdijes për një periudhë të shkurtër. Përveç traumës fillestare, Thalia përshkroi se si ky incident ndikoi në marrëdhëniet e saj, duke i bërë ato agresive dhe të dhunshme.

“Kaloj momente të të qenit e largët dhe e tërhequr. Është e vështirë për mua të largohem nga shtëpia”, është shprehur ajo, duke nënvizuar ndikimin që kjo traumë ka pasur në shëndetin e saj mendor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular